Shtatë nga dhjetë ekipet e Superligës së Kosovës janë drejtuar nga Ismet Munishi - fotot nga prezantimi
Sot (4 qershor) Ismet Munishi edhe zyrtarisht mori "frenat" e Dukagjinit, ekip të cilin do ta drejtojë nga sezoni i ardhshëm në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Munishi bëri kalimin e tij në Klinë, duke zëvendësuar kështu Armend Dallkun i cili u largua nga Dukagjini pas një aventure prej katër vitesh, ku vlen të theksohet pjesëmarrja në Ligën e Konferencës si arritja e tij kryesore.
Sidoqoftë, një fakt interesant është se nga 10 ekipe pjesëmarrëse në elitën e futbollit kosovar, Munishi ka drejtuar shtatë prej tyre.
1. Ismet Munishi - Drita
Munishi më datë 19 tetor të vitit 2016 u emërua trajner i Dritës, duke zënë vendin e boshnjaku Amir Alagiq i cili u shkarkua pas serisë negative të rezultateve në Superligë.
2. Ismet Munishi - Feronikeli
Munishi më datë 26 shkurt të vitit 2018 mori rolin e trajnerit të Feronikelit, duke zënë vendin e Zekiria Ramadanit.
3. Ismet Munishi - Ballkani
4. Ismet Munishi - Gjilani
Munishi më datë 12 mars të vitit 2021 mori drejtimin e Gjilanit, aty ku qëndroi deri më datë 25 prill të vitit 2022.
5. Ismet Munishi - Prishtina
Munishi më datë 2 qershor të vitit 2022 e konfirmoi kalimin tek ekipi nga kryeqyteti Prishtina.
Aventura e tij tek 'bardhëekaltrit' përfundoi më 13 mars të vitit 2023, kur edhe u shkarkua një ditë pasi pësoi humbje ndaj Malishevës (2-1).
6. Ismet Munishi - Ferizaj
Aventura e tij tek Ferizaji nuk zgjati shumë, pasi më datë 21 tetor të atij viti, Munishi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqjen si trajner i 'Ujqërve'.
7. Ismet Munishi - Dukagjini
Llapi, Suhareka dhe Malisheva mbeten tri ekipet e vetme të elitës së futbollit kosovar që Munishi nuk i ka drejtuar asnjëherë gjatë karrierës së tij të pasur si trajner./Telegrafi/


