Please enter at least 3 characters.

Shtatë minutat e Costas në debutim: Shënon, lëndohet dhe përfshihet në një përleshje (Video)

2018/01/capture-20180104-014036.jpg

Diego Costa është rikthyer për Atletico Madridin në mënyrën më të mirë dhe tipike të mundshme.

Atletico Madridi fitoi me rezultat 0-4 në Kupën e Mbretit ndaj Lleidas dhe normalisht që Costa la shenjën e tij.

U inkuadrua në lojë në minutën e 64, ndërsa në minutën e 69-të shënoi golin e tretë në takim. Me këtë rast spanjolli edhe u lëndua dhe si duket kjo e nervozoi.

Me t’u mjekuar dhe futur në fushë, më saktë në minutën e 71-të gjatë një dueli me lojtarin kundërshtarë, atë e lëshuan nervat dhe filloi një përleshje.

Por, çdo gjë u qetësua shpejt, pasi lojtarët tjerë u futën në mes.

Vlen të theksohet se Atletico e zyrtarizoi rikthimin e Costas nga Chelsea vetëm pak ditë më parë.

E gjitha kjo pas problemeve të sulmuesit spanjoll me trajnerin Antonio Conte, ndërsa transferimi i tij i kushtoi Atletico Madridit 66 milionë euro. /Telegrafi/