Shqiponja shpreson të gjejë krahë për garat evropiane
18/07/2015
Synimi është që të bëhet ajo që nuk është bërë nga asnjë skuadër e Kosovës - të kalohet më shumë se një raund i garave.
Por, ky synim, sipas drejtuesve të skuadrës gjakovare, mund të arrihet vetëm në rast se kanë mbështetje edhe nga Komuna e Gjakovës.
Skuadrat kosovare që nga viti 2005 janë pjesëmarrëse të rregullta në garat evropiane. Por asnjëherë nuk kanë arritur të tregojnë sukses të madh. Në pak raste kanë kaluar një raund të garave, kurse në shumë raste janë turpëruar me humbje të thella.


