Shqipëria U21 mposhtet nga Spanja
Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka pësuar humbje në udhëtim tek moshatarët e tyre spanjoll.
Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Alban Bushi janë mposhtur me rezultat të thellë 3-0.
Goli i parë në ndeshje erdhi pas pesë minutash lojë, kur shënoi sulmuesi i talentuar spanjoll Oyarzabal pas asistimit nga Soler.
Me epërsinë 1-0 të spanjollëve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Spanja u tregua më e mirë edhe në pjesën e dytë kur shënuan edhe dy gola të tjerë.
Fillimisht sulmuesi i Real Madrid i huazuar te Levante, Borja Mayoral shënoi për 2-0 në minutën e 56-të.
Ndërkohë për rezultatin përfundimtar realizoi rezervisti Mir në minutën e fundit të ndeshjes.
Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e zhvillon përsëri kundër Spanjës, por kësaj radhe në Loro Boriqi në Shkodër muajin e ardhshëm. /Telegrafi/


