Please enter at least 3 characters.

Shqipëria me katër ndryshime në formacion përballë Lihtenshtejnit

2016/10/shqipet-aa.jpg

Në përballjen që luhet sonte me Lihtenshtejnin, Shqipëria pritet ta nisë ndeshjen me disa ndryshime në formacion, ku bie në sy prania e Alijit, Llullakut, Roshit dhe Balajt që e nisin titullar.

Aliji zëvendëson Agollin, që duket se po ruhet për sfidën me Spanjën, ndërsa Llullaku luan në të majtë ku zakonisht ka luajtur Lenjani.

Me ndryshimin e skemës, luajmë me vetëm dy mesfushorë qendrorë këtë herë, dhe Roshi luan në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa pas Balajt, do të luajë Jahmir Hyka.

Formacioni i mundshëm:Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Abrashi, Roshi, Hyka, Llullaku, Balaj.