Please enter at least 3 characters.

Shqip Up Festival 2025: 30% e biletave të shitura brenda 72 orëve - nxitoni për të marrë biletën tuaj

Shqip Up Festival, ngjarja më e madhe e komedisë dhe argëtimit për komunitetin shqiptar në diasporë, po afrohet me hapa të shpejtë.

Edicioni i katërt i festivalit, i cili do të mbahet më 31 tetor dhe 1 nëntor 2025 në Stadthalle Dietikon të Cyrihut, ka kapur menjëherë vëmendjen e publikut.

Brenda vetëm 72 orëve nga nisja e shitjes së biletave, 30% e tyre janë shitur, duke treguar interesin e madh dhe entuziazmin e fansave.

Biletat janë tashmë në dispozicion.

Për të siguruar vendin tuaj dhe për të mos humbur këtë ngjarje kulturore, vizitoni faqen zyrtare të festivalit: shqipupfestival.ch.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e Shqip Up Festival 2025.

Nxitoni për të marrë biletën tuaj! /Telegrafi/

Foto: Shqip Up Festival/Instagram