Shpëtim dramatik në Angli, kali i vogël bllokohet brenda gomës së traktorit
Një shpëtimtare kafshësh në Angli i erdhi në ndihmë një kali të vogël që në një farë mënyre përfundoi plotësisht i bllokuar brenda një gome të madhe traktori.
Zyrtarja e Shpëtimit të Kafshëve të RSPCA-së, Nicola Riley, iu përgjigj thirrjes në pronën në Stoke-on-Trent.
Banorët vendas ndihmuan në ngritjen e gomës ndërsa Riley punoi për të nxjerrë kalin.
"Ishte një shpëtim shumë delikat”, tha ajo.
“Kali ishte i frikësuar”, shtoi Riley.
"Na u desh të ndërmerrnim një qasje të ngadaltë për ta liruar atë në mënyrë të sigurt - së pari duke ia liruar këmbët e përparme, pastaj shpatullën përpara se t'i lironim më në fund qafën dhe pjesën e përparme. Për fat të mirë, të gjithë punuan shumë mirë së bashku dhe arritëm ta nxirrnim pa shkaktuar ndonjë lëndim", vazhdoi shpëtimtarja.
Riley tha se qëndroi me kalin për rreth një orë pas shpëtimit për t'u siguruar që nuk kishte efekte të mëtejshme nga kjo përvojë e hidhur. /Telegrafi/


