Please enter at least 3 characters.

Shpërthim i vullkanit në Islandë, atraksion për turistët

2022/08/image.jpg
527:"Sunday hikers look at the lava flowing from the erupting Fagradalsfjall volcano some 40 km west of the Icelandic capital Reykjavik, on March 21, 2021. - Weekend hikers took the opportunity Sunday to inspect the area where a volcano erupted in Iceland on March 19, some 40 kilometres (25 miles) from the capital Reykjavik, the Icelandic Meteorological Office said, as a red cloud lit up the night sky and a no-fly zone was established in the area. (Photo by Jeremie RICHARD / AFP) (Photo by JEREMIE RICHARD/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Disa njerëz janë mbledhur për të parë nga afër shpërthimin e një vullkani pranë kryeqytetit të Islandës Reykjavik.

Videot e ngarkuara në mediat sociale tregojnë njerëz që bëjnë foto dhe filmojnë ndërsa vullkani derdh lavë dhe tym duke ofruar një shfaqje të madhe zjarri.

Mediat islandeze kanë bërë të ditur se tre prej turistëve janë lënduar në përpjekje për ta vizituar.

Shpërthimi, i cili filloi pas ditëve të rritjes së aktivitetit të tërmeteve në zonë, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO), ndodhi vetëm 25 km nga Reykjaviku dhe 15 km nga aeroporti ndërkombëtar i vendit.

Islanda shpesh përjeton tërmete dhe ka aktivitet të lartë vullkanik pasi dy pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.

Ndryshe, shteti islandez është i vendosur midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, ndër më të mëdhatë në planet. /Telegrafi/