Please enter at least 3 characters.

Shpërthen Haki Abazi: A mund të ndërtohet shteti me servilë e paçavra?

2022/05/Haki-Abazi-foto-Ridvan-Slivova-1-e1654583064528.jpg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në Facbook, ka pyetur nëse ndryshimi i proklamuar duhet të "reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet”.

Abazi thotë se “servilët janë poçavra të ndyera që i biejnë kujdo dhe kurdoherë në gjunjë e besa edhe i bëhen pjesë çdo pushteti”.

“Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyera mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet!?”, ka shkruar Abazi. /Telegrafi/