Please enter at least 3 characters.

Shpend Ahmeti jep sqarime për lëvizjet në kryeqytet pas futjes në karantinë

2020/04/92996639_2871588972910931_2684943331296804864_n-1.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lejet për qarkullim për të hyrë e dalë i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe se brenda territorit vlejnë rregullat e njëjta si më parë.

Postimi i Ahmetit:Së pari një sqarim:Vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e IKSHP. Ministria e Tregtisë ka marr vendimin për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listes që e kanë dërguar te policia. Lejet për qarkullim për të hyrë e dalë i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Brenda teritorrit vlejnë rregullat e njejta si më parë.Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe zë lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike. /Telegrafi/