")
Please enter at least 3 characters.

Shpat Kasapi publikon këngën e re, vjen me ritëm për festat e fundvitit

2018/12/shpatt.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

"Pom mungon" titullohet kënga e tij e re ritmike, e cila është realizuar edhe me klip.

Kënga është punuar nga producenti Nurtel, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Ghulo.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të këngëtari vjen me një performancë mjaft speciale.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

Shpat Kasapi ka qenë mjaft aktiv gjatë këtij viti me projekte muzikore, koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Ai po ashtu do të jetë i pranishëm në shumë prej programeve festive për fundvit. /Telegrafi/