Shpallen dënimet për bombat në Madrid
31/10/2007
Një nga të dyshuarit kryesorë për organizimin e sulmeve, Rabei Osman Sayed Ahmed, u shpall i pafajshëm.
Pas sulmeve në Madrid, që konsiderohen si më të rëndat e këtij lloji në Evropë, policia spanjolle arrestoi fillimisht afro 100 persona. Besohet se disa persona që hodhën veten në erë kur policia i rrethoi në apartamentin e tyre menjëherë pas sulmeve, ishin organizatorët kryesorë.
Korrespondenti i BBC-së për çështjet e sigurisë, Rob Watson, ka thënë se gjykimi tregoi se kishte lidhje të qarta mes disa prej të akuzuarve dhe disa prej atyre që hodhën veten në erë në apartamentin e Madridit. Por ai thotë se gjykimi nuk përcaktoi ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë të personave të akuzuar me Al Qaedan. /bbc/


