Please enter at least 3 characters.

Shkurte Fejza pëson aksident të lehtë në Prishtinë (Foto)

2016/01/shkurte-fejza-e1429116330916.jpg

Ylli i muzikës pop folk, Shkurte Fejza, është aksidentuar pak kohë më parë në Prishtinë.

Në veturë besohet se ajo ka qenë me vajzën e saj, Gresën.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Agim Ramadani” në kohën kur ka më së shumti frekuentim të automjeteve.

Gazeta Blic ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet aksidenti i lehtë.

Gresa besohet se ishte duke drejtuar veturën, kurse aksidenti ka dëme materiale, pa dëme në njerëz.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas këtij aksidenti.

Shkurte Fejza ka kohë që s’ka lansuar projekt të ri, kursej ashtë skenës ka qëndruar edhe Gresa duke u përqëndruar në jetën private. /Telegrafi/