Please enter at least 3 characters.

Shkup, Zelenikova është komuna me numrin më të vogël të rasteve me coronavirus

2020/06/coronavirus-Information.png

Nga gjithsej 3.284 raste aktive të infektuar me COVID-19 në vend, 1.862 janë në Shkup. Para rreth dy javë më parë, numri i të diagnostikuarve të rasteve të reja me coronavirus në vend filloi të rritet në mënyrë dramatike, ndërsa me këtë u shpall edhe vala e dytë e pandemisë, në Shkup u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve, kryesisht në komunën e Çairit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet aktive në komunat e Shkupit ka në Çair - 421, Aerodrom - 143, Butel - 139, Gazi Babë - 149, Qendër - 125, Karposh - 125, Saraj - 139, Kisella Vodë - 107, Gjorçe Petrov - 88, Studeniçan - 95, Shuto Orizare - 76, Haraçinë - 53, Ilinden - 30, Petrovec - 18, Çuçe Sandev - 17, Sopisht - 12, Zelenikovë-2, të huaj - 3 dhe 51 raste nuk dihet se cilave komunave ju takojnë./Telegrafi/