Please enter at least 3 characters.

Shkup, të dielën do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

2016/01/qarkorja-n-euml-shkup-e-mbyllur-deri-t-euml-premten_hd.jpg

Në sheshin e "Ilindenit", përgjatë rrugës deri tek "8 shtatori" në drejtimin "Manapo" në afërsi të qendrës tregtare "City Mall", ditën e diel do të ketë ndërprerje të përkohshme të komunikacionit.

Regjimi e përkohshme i komunikacionit është për shkak të vazhdimit të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit. Në terren do të punojnë edhe grupi i Shoqatës aksionare GA-MA-Shkup.

"Bëjmë thirrje deri tek të gjithë përfaqësuesit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm në shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve në rrugë dhe të respektojnë sinjalizimin në komunikacion", theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Regjimi i përkohshëm në komunikacion do të vlejë deri në përfundimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit në pjesën e sheshit "Ilinden". /Telegrafi/