Please enter at least 3 characters.

Shkup, organizohet debat për diskriminimin e romëve në shëndetësi

2017/03/shendetesi.jpg

Në Shkup organizohet debat me temë "Para ligjit romët janë të barabartë, në praktikën shëndetësore diskriminohen", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti mbahet në Dhomën publike në Shkup, nën organizimin e Fondacionit për debat dhe edukim Idea Evropa Juglindore.

Debati është pjesë e aktiviteteve të projektit "Ndryshimi i qasjes ndaj romëve në institucionet shëndetësore", që financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedonia./Telegrafi/