Please enter at least 3 characters.

Shkup, goditet me makinë shtetasi i Sllovakisë

2020/06/policia-mk.jpg

MPB Maqedoni informon se mbrëmë në ora 20:30 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “VMRO” në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.H.(34) nga Shkupi, ka goditur personin S.P.(33) nga Sllovakia.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.P, i cili është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga MPB thonë se një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes.