Please enter at least 3 characters.

Shkrimtari Mario Vargas Llosa nderohet me çmim prestigjioz letrar

2019/02/Mario-Vargas-Llosa.jpeg

Shkrimtari peruan, Mario Vargas Llosa, u nderua dje me çmimin prestigjioz p;r letërsi, “Château La Tour Carnet”, i krijuar në vitin 2017 nga sipërmarrësi Bernard Magrez, pronar i më shumë se 40 kështjellave në botë.

Çmimi që do t’i jepet autorit të veprës “Teto Xhulia dhe shkarravitësi” përfshin edhe shumën e 20 mij; eurove.

Fituesi i Nobelit për Letërsi në vitin 2010, do të marrë gjithashtu, një botim origjinal të një kopje të rrallë e të bukur të veprës “Madame Bovary” që daton në vitin 1867, ku paraqitet një dedikim me autograf nga Gustave Flaubert për mbrojtësin e tij Alfred Guérard. /atsh/