Please enter at least 3 characters.

Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri

2018/01/Shkololli-1-e1516229614822.jpg

Qeveria shqiptare ka emëruar sot Erzen Shkolollin, drejtor të ri të Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë.

Ish-drejtori i Galerisë së Arteve në Kosovë në këtë detyrë zëvendëson Artan Shabanin, e shkarkuar në dhjetor të vitit të shkuar, shkruajnë mediat shqiptare.

Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të Galerisë së Arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama.