Shkoi në shkollë dhe nuk u kthye më, babai raporton në polici se vajza e tij është zhdukur
24/03/2024
Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur në Vushtrri.
Rastin e ka raportuar në polici, babai i saj.
"Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet", thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/


