Please enter at least 3 characters.

Shkëndija mund Ak. Pandevin, Struga barazon me Makedonija GjP

2023/03/333017650_602642921736209_8218350321848530776_n-e1678635191367.jpg

Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 23-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku lideri i tabelës Struga Trim Lum arriti të marrë vetëm një barazim kundër Makedonija GjP shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të shtunën u zhvillua ndeshja e vetme e kësaj xhiroje në mes Sileksit dhe Skopjes që përfundoi me rezultat 3-1.

Sot Shkëndija ka arritur ta mund Ak. Pandevin me rezltat 2-1. Gola për Shkëndijën u shënuan nga E. Çinari në minutën e 31 dhe 45, ndërsa për mysafirët shënoi Ergemlidze në minutën 65.

Në ndeshjet tjera Shkupi shënoi fitore ndaj Rabotniçkit me rezultat 3-1, Bregallnica mundi me rezultat të thellë Pobedën 4-0.

Lideri i tabelës Struga Trim Lum barazoi me Makedonija GjP me rezultat 0-0.

Struga Trim Lum vazhdon të kryesojë tabelën me 43 pikë, ndjekur me 41 pikë dhe Shkëndija me 38 pikë./Telegrafi/