Please enter at least 3 characters.

Shkëmbi bie mbi shtëpinë në Përmet, mbetet i bllokuar 25-vjeçari

2024/01/permet.jpg
10:"Webeditor3

Një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesë në fshatin Çarçovë në Përmet mëngjesin e së hënës.

Policia tha se shkëmbi ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V. /Telegrafi/