Please enter at least 3 characters.

Shkaktarët më të shpeshtë të infeksioneve urinare te gratë, doktori Fahredin Veselaj tregon simptomat 

2024/12/Screenshot_4-24.jpg

Doktor Fahredin Veselaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për problemet urologjike, infeksionet, gurët në veshka, kancerin e prostatës, moshën e rekomanduar për syneti të djemve, etj.

Veselaj në këtë episod tregon edhe për shkaktarët më të shpeshtë të infeksioneve urinare te gratë dhe simptomat.

“... Infeksionet urinare janë një grup i sëmundjeve që përfshinë sistemin urinar që përfshin te dy gjinitë, dhe te të gjitha moshat, por më të shpeshtat janë te gratë. Arsyet e infeksioneve janë të shumta”, tha ai.

Sipas tij, ndërsa arsyet e infeksioneve më të shpeshta janë se uretra te gratë është e shkurtër, në periudhën e menstruacioneve mundësia për infeksione është më e madhe, aktiviteti seksual mund të rritë mundësinë për infeksione urinare, konsumi i paktë i lëngjeve dhe ujit, bakteret, etj.

Ai po ashtu theksoi se qëndrimi në ambiente të ftohta po ashtu rrit mundësinë për infeksione sepse e zvogëlon qarkullimin e gjakut në pjesë e fundme të barkut.

Doktor Veselej theksoi se simptomat më të shpeshta të infeksioneve urinare janë urinim i shpeshtë, urinimi me gjakderdhje dhe dhembje në pjesën e fundme të barkut.

Podcast-in e plotë mund ta shikoni më poshtë, ndërsa pjesën për infeksionet te gratë nga minuta 12:24. /Telegrafi/