Please enter at least 3 characters.

Shitet Lamborghini i prodhuar para 25 vitesh, me shumë pak kilometra të kaluara (Foto)

2016/10/Shitet-Lamborghini-i-prodhuar-para-25-vitesh-me-shume-pak-kilometra-te-kaluara-foto.jpg

Para 25 vitesh, kur është lansuar Lamborghini Countach, jo shumë njerëz kanë pasur mundësi ta blejnë.

Por, ata që kanë mundur ta kenë në dispozicion makinën që i përket një edicioni të limituar, nuk kanë hezituar që ta nxjerrin në rrugë për të bërë xhiro, transmeton Telegrafi.

Pos që është i ruajtur në mënyrë ekstreme, ky Lamborghini është vozitur për vetëm 624 kilometra.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kush është pronari i veturës, apo pse nuk e ka vozitur dhe e ka mbajtur në këtë mënyrë.

Përkundër viteve dhe mungesës së aktivitetit, motori ndizet në momentin që rrotullohet çelësi.

Pas daljes në ankand, do të bëhet i ditur çmimi fillestar që kërkohet për shitjen e makinës. /Telegrafi/