Please enter at least 3 characters.

Shitet fustani ikonik i Marilyn Monroe, nuk do të besoni për çfarë çmimi... (Foto)

2016/11/1-427.jpg
372:"Former actress Marilyn Monroe's iconic "Happy Birthday Mr. President" dress is viewed during a press preview at MANA Contemporary Museum in Jersey City, New Jersey on September 22, 2016. Julien's Auctions is offering the sequined dress for auction in Los Angeles on November 17, 2016. / AFP / KENA BETANCUR (Photo credit should read KENA BETANCUR/AFP/Getty Images)
13:"KENA BETANCUR

Një ndër fustanet më ikonike në histori është shitur për 4.8 milionë dollarë.

Fustani me ngjyrë trupi të cilin Marilyn Monroe e kishte veshur për t’i kënduar serenadë presidentit John F. Kennedy për ditëlindjen e tij të 45’të, ka qenë kryevepra e koleksionit më të madh të aktores që është shitur në ankand, transmeton Telegrafi.

Fustani është i mbuluar me 2,500 kristale dhe është aq i ngushtë saqë aktorja e ka qepur vetëm pak minuta para se të dilte në skenën e Madison Square Garden, në vitin 1962.

Thuhet se fustani është supozuar të dhurojë iluzionin e të qenit lakuriq, duke i bërë njerëzit të mendojnë se po shohin diçka që nuk kanë mundur ta shohin.

Këtë fustan e ka blerë Ripley’s Believe It or Not – kompani e cila specializon në koleksionimin e artefakteve të rëndësishme historike. /Telegrafi/