Please enter at least 3 characters.

Shima: Humbëm ritmin kundës Pejës

2016/01/shima-humb-euml-m-ritmin-kund-euml-s-pej-euml-s_hd.jpg

Peja ka mposhtur Bashkimin në kuadër të Ligës Ballkanike në xhiron e gjashtë duke iu revanshuar prizrenasve për humbjen e pësuar në start të sezonit.

Pejanët para shikuesve të vetë në palestrën Karagaçi me rezultat 83:70, transmeton Telegrafi.

"Luajtëm shumë mirë dy çerekët e parë të ndeshjes, si në mbrojtje ashtu edhe ne sulm, të cilat na krijuan epërsinë. Sidoqoftë nuk ishim në gjendje të vazhdojmë në mënyrë të njëjtë edhe në çerekun e tretë. Kështu, Peja u kthye ne ndeshje dhe fitorja e tyre ishte e merituar", tha Shima, i cili para skuadrë prizrenase ka djersitur fanellën e skuadrës pejane.

Tani Peja ka katër fitore dhe një humbje në Grupin B, ndërsa Bashkimi ka dy fitore dhe tri humbje. /Telegrafi/