Please enter at least 3 characters.

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

2024/05/1714817698-ruski-tenkovi-3-1024x561-1.jpg

Ukrainasit kanë publikuar një video ku mburren se si forcat e Kievit shkatërruan 42 tanke dhe automjete luftarake ruse në rajonin e Donetskut, ku po vazhdojnë luftimet e ashpra.

Brigada e 58-të e motorizuar e Ukrainës ka filmuar me dron varrezat e makinerive të rënda ruse, raporton newsweek.

"Një hap për në ferr. Dhjetëra tanke dhe automjete luftarake ruse u shkatërruan në një pjesë të vogël të vijës së frontit në rajonin e Donetskut”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Videoja u shpërnda edhe nga Anton Gerashchenko, ish-këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

“42 tanke ruse të shkatërruara – rezultat i punës së komandës së Brigadës së 58-të të Motorizuar, në bashkëpunim me Brigadën Speciale Presidenciale dhe Brigadën 762”, ka shkruar ai.

“Ushtarët e brigadës raportojnë se ky është rezultat i intensifikimit të ndjeshëm të luftimeve në drejtim të tyre në javët e fundit. Ritmi i luftimeve në atë pjesë të frontit nuk është ulur dhe gjeneralët rusë vazhdojnë të dërgojnë njësitë e tyre të mekanizuara në sulme të pafundme, pavarësisht nga viktimat”, thanë ata.

Ndryshe, ushtria ukrainase njoftoi të premten se forcat ruse kishin humbur 22 tanke në 24 orët e fundit, duke e ngritur numrin në një total prej 7,354 që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/