Shikoni se çfarë bën kjo mace derisa pronarja e saj është në gjumë, videoja mblodhi 17 milionë shikime
07/12/2023
Një përdoruese në TikTok me llogarinë @angelwingswalter ndau një video në rrjetin social që deri më tani ka mbledhur 17 milionë shikime.
Videoja e cila u xhirua përmes kamerave të sigurisë tregonte momentin kur macja e saj po hiqte të gjitha dekorimet e Krishtlindjeve për t’i çuar lart, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, macja këtë veprim po e bënte derisa pronarja e saj ishte në gjumë.
Sipas videos së publikuar në TikTok, macja po i bartte dekorimet lart një nga një. /Telegrafi/


