Please enter at least 3 characters.

Shi i madh në Prishtinë, por gjendja në stadiumin 'Fadil Vokrri' është shumë e mirë

Kosova dhe Zvicra sonte takohen në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Dardanët ndodhen në pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë, derisa Zvicra është e para me 13 sosh.

Për tu kualifikuar tutje, Kosovës i duhet një fitore me rezultat të thellë 6-0, derisa Zvicra mund ta ruaj pozitën e parë, me çfarëdo rezultati tjetër, qoftë edhe me humbje prej pesë golave diferencë.



Në vendin tonë është duke rënë shi jashtëzakonisht i madh nga orët e para të mëngjesit, por kjo nuk përbën problem për zhvillimin e ndeshjes.

Federata e Futbollit të Kosovës sapo ka publikuar një video ku shihet gjendja në stadiumin 'Fadil Vokrri', me fushën që duket në gjendje të shkëlqyer.

"Gjithçka gati për Kosovë - Zvicër. Jemi Kosova, jemi Dardanët", shkruan FFK. /Telegrafi/