Shfrytëzoi një moment ‘pakujdesie’ dhe vodhi 220 euro nga arka e një lokali në Zveçan, Policia heton rastin
Foto: Ilustrim
25/07/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar një rast të vjedhjes së parave në një lokal në Zveçan.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Buba Mihajloviq” në Zveqan, të premten në ora 17:42.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, një person i panjohur pasi është futur në lokal ka shfrytëzuar një moment dhe nga arka i ka vjedhur 220 euro para të gatshme dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/


