Please enter at least 3 characters.

Shërohet nga coronavirusi një 80-vjeçar në Istog

2020/04/94285702_1682608201890931_5998034198093365248_n.jpg

Një 80-vjeçar që kishte rezultuar pozitiv me coronavirus nga Komuna e Istogut, tashmë është shëruar.

Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

"Lajm i mirë për qytetarët e Istogut sot është shërimi dhe lirimi në shtëpi i pacientit B.B. me dg.covid-19 nga Sudenica! Pesë personat covid + janë në gjendje stabile në shtëpi dhe nën përkujdesje mjekësore ditore. U përgëzoj të gjithë juve që po i përfillni udhëzimet", ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 669 raste pozitive me coronavirus, 159 janë shëruar kurse 19 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/