Shënohet përvjetori i 26-të i masakrave në Brestoc, Fortesë dhe Celinë
Në fshatrat Brestoc, Fortesë dhe Celinë të komunës së Rahovecit gjatë ditës së sotme janë përkujtuar të rënët e 25 marsit të vitit 1999.
Në tubimet përkujtimore i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve qëndrore, deputetë, përfaqësues të OVL, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të këtyre fshatrave dhe fshatrave përreth.
Gjatë homazheve në këtë ditë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha që që këtu pushojnë eshtrat e atyre për të cilët ne jemi të detyruar të përulemi me respektin më të thellë.
"Në këtë vend e këtë bregore pushojnë eshtrat e të rënëve, të atyre ndaj të cilëve jemi të obliguar ne sot dhe brez pas brezi të përulemi me respektin më të thellë.”, tha fillimisht Latifi.
Tutje Latifi që pavarësisht sulmeve kjo tokë nuk u dorëzua asnjëherë.
“Kujtimi i përhershëm për të rënët i jep krah jetës dhe sukseseve tona, sepse ata i dhanë shpirt, kuptim dhe e bënë Kosovën. Kjo tokë e larë me gjakun e shqiptarëve nuk i duroi kurrë padrejtësitë, prandaj u sulmua e u djeg me zjarr e hekur, por mbeti shqiptare. E jona do të mbetet përgjithmonë.", shtoi ndër të tjera kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. /Telegrafi/


