Please enter at least 3 characters.

Shemben skelet - dëmtohen disa vetura në Tophane të Prishtinës

2024/05/skelet.jpg

Pasditen e sotme janë shembur skelet e vendosura në një objekt në ndërtim në lagjen Tophane në kryeqytet, në të cilat kanë përfunduar dëmtuar disa vetura.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, shihet se konstruksioni i metaltë skeleve është shembur duke dëmtuar veturat e parkuara pranë objektit. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/