Please enter at least 3 characters.

Sheffieldi me shumë spektakël ia merr Manchester Unitedit një pikë

2019/11/GettyImages-1189772659.jpg
317:"SHEFFIELD, ENGLAND - NOVEMBER 24: Harry Maguire of Manchester United battles for possession with Jack O'Connell of Sheffield United during the Premier League match between Sheffield United and Manchester United at Bramall Lane on November 24, 2019 in Sheffield, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka marrë një pikë shumë të vështirë ndaj Sheffield Unitedit në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq barazuan me rezultat 3-3, e që një gjë e tillë pak pritej të ndodhte, sidomos kur kishin mbetur edhe pak sekonda nga koha shtesë.

Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi qysh në minutën e 19-të me anë të John Fleck, e që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Sheffield United vs Manchester United (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Lys Mousset (52’) ishte ai që e dyfishoi epërsinë e Sheffieldit me një asistim nga Fleck, për të filluar më pas spektakli i United.

Golin e parë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer e shënoi Brandon Williams në minutën e 72-të, ndërsa pesë minuta më vonë Mason Greenwood e e barazoi rezultatin në 2-2 nga asistimi i Marcus Rashford.

Sheffield United vs Manchester United (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Më pas sulmues anglez ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, për ta përmbysur rezultatin dy minuta më vonë nga asistimi i Daniel James.

Kur u mendua se Unitedi po fiton 2-3, Oliver McBurnie (90+1') i barazoi shifrat për t'i fituar kështu skuadrës së tij një pikë të artë.

Pas javës së 13-të, Manchester Unitedi është ngritur në pozitën e nëntë me 14 pikë, gjersa në xhiron e 14-të do ta presë Aston Villën. /Telegrafi/