Please enter at least 3 characters.

SHBA lejon aleatët të dërgojnë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë

2023/05/010205-F-1631A-001.jpg
751:"010205-F-1631A-001 An U.S. F-16 flies towards Rimini, Italy to join with the Italian Air Force in a training mission. U.S. Air Forces from the 510th Fighter Squadron, Aviano Air Base, Italy and Italian Air Forces from the 83rd Combat Search and Rescue Squadron, Rimini, Italy, participated in a 4-day training mission from Feb. 5 to Feb. 8, 2001. The mission involved U.S. F-16 aircrews locating and authenticating survivors and coordinate pickup with Italian rescue crews. F-16's were also tasked with escorting helicopters to protect them from air and ground threats. This is the first ever tasking of a full-time combat search and rescue mission for F-16's from the 510th Fighter Squadron. (U.S. Air Force photo by Tech. Sgt. Dave Ahlschwede)
26:"TECH. SGT. DAVE AHLSCHWEDE

SHBA do të lejojë aleatët perëndimorë t'i furnizojnë ukrainasit me aeroplanë luftarakë të avancuar, duke përfshirë F-16 të prodhimit amerikan, në një nxitje të madhe për Kievin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha se presidenti Joe Biden "informoi homologët të G7" për vendimin në samitin e mbajtur në Japoni.

“Gjatë muajve të fundit, ne, aleatët dhe partnerët tanë jemi fokusuar me të vërtetë në sigurimin e armëve dhe trajnimin që i nevojitet për të kryer operacione sulmuese këtë pranverë dhe verë”, tha Sullivan në Hiroshima.

“Tani ne i jemi kthyer diskutimeve për përmirësimin e forcës ajrore ukrainase si pjesë e angazhimit tonë afatgjatë për vetëmbrojtjen e Ukrainës. Ndërsa trajnimi shpaloset në muajt e ardhshëm, ne do të punojmë me aleatët tanë për të përcaktuar se kur do të dorëzohen aeroplanët, kush do t'i dorëzojë ato dhe sa", pohoi ai.

Trupat amerikane do të trajnojnë gjithashtu pilotët e Kievit për përdorimin e aeroplanëve, tha Sullivan, raporton bbc.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh aeroplanë të avancuar ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshëndeti këtë veprim si një "vendim historik".

SHBA ligjërisht duhet të miratojë rieksportin e pajisjeve të blera nga aleatët dhe masa do t'u hapë rrugën vendeve të tjera për të dërguar rezervat e tyre ekzistuese të F-16 në Ukrainë. /Telegrafi/