Please enter at least 3 characters.

SHBA-ja i ndan 500 mijë dollarë Kosovës, për ta luftuar pandeminë COVID-19

2019/11/ambasadori-i-ShBA-ve-Philip-Kosnett-foto-Ridvan-Slivova-3-e1608893469251.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë të tjerë për Kosovën në betejën me coronavirusin.

Ndihma e re vjen pas 1.1 milionë dollarëve të ndarë në fund të muajit mars.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, e ka kumtuar këtë përmes një videomesazhi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar rreth pakos së re të Departamentit të Shtetit dhe USAID për t’u përballë me Covid-19”.

“Për Kosovën janë ndarë 500 mijë dollarë pasi që paraprakisht janë ndarë 1 milion që të përballej me coronaviruin”, është shprehur Kosnett.

“Që prej rastit të parë të identifikuar në Kosovë ka pasë mbështetje për punëtorët e vijës së parë të frontit dhe angazhimin për pendimin e përhapjes së virusit, kujdesin për të prekurit dhe duke dhënë mjetet e duhura për ta bërë këtë”.

Gjatë 20 vjetëve të fundit, shuma e gjithëmbarshme që SHBA-ja ka investuar në Kosovë tejkalon shifrën e 772 milionë dollarëve.