Please enter at least 3 characters.

Sevilla mposht Barçën në ndeshjen e parë në çerekfinale të Kupës së Mbretit

2019/01/Sevilla-barca-e1548282133142.jpg
284:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 23: Pablo Sarabia of Sevilla FC celebrates after scoring the opening goal during the Copa del Quarter Final match between Sevilla FC and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on January 23, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona u mposht nga Sevilla me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Katalunasit u befasuan nga loja e mirë e vendasve, të cilët e merituan plotësisht këtë fitore.

Rastin e parë për gol në këtë ndeshje e kishte Wissam Ben Yedder (36'), pas pesë minutave Barca i përgjigjet me Malcomin, por braziliani gjuan jashtë.

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ben Yedder (44') provoi edhe një herë, por Jasper Cillessen nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet në 45 minutat e parë.

Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 58-të me anë të Pablo Sarabias, ndërsa golin e dytë e shënoi Ben Yedder (76') pas asistimit nga Ever Banega.

Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Barça tentoi diçka më shumë në minutën e 81-të, ndërsa në minutën 81-të rrezikuan me Luis Suarezin, por nuk arritën golin.

Ndeshja e kthimit është në Camp Nou më 30 janar 2019. /Telegrafi/