Sevilla kërkon huazimin e Draxlerit
264:"SINGAPORE - JULY 28: Julian Draxler #23 of Paris Saint Germain smiles during the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)
Julian Draxler /Getty Images for ICC)
Draxler drejt Sevillas /Getty Images)
21:"Getty Images for ICC
22/08/2018
Sevilla po negocion me Paris Saint-Germainin për huazimin e Julian Draxler.
24-vjeçari gjerman ka filluar vetëm në 31 ndeshje në kampionat që prej se është bashkuar me PSG-në.
Ai ka ardhur në janar të vitit 2017 nga Wolfsburgu.
Sipas AS që citon Radio Sevillan, gjermani do të lirohet nga klubi nëse vjen oferta e duhur.
Mësohet se klubi andaluizan ka shfaqur interesim për ta huazuar lojtarin.
Draxler ka shënuar gjashtë gola në 46 ndeshje dhe mund t’i ofrojë cilësi klubit spanjoll.
Ai prej ardhjes së Neymar ka mbetur në bankë dhe problem që do të luajë, pasi aty gjendet edhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/


