Sërish sulm brenda territorit të Rusisë, të paktën dy të vdekur në Belgorod
03/06/2023
Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur sot nga bombardimi i rajonit rus Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, njoftuan autoritetet lokale.
Kjo zonë ka qenë objektiv i sulmeve të përsëritura ditët e fundit.
Një grua u vra në qytetin Nova Tavolyanka dhe një në fshatin e afërt Bezludovka, në rrethin Chebekino, njoftoi guvernatori i Belgorodit në Telegram.
Qindra banorë të kësaj zone u evakuuan në Belgorod, kryeqyteti i zonës me të njëjtin emër.
Ndërkohë, shefi i mercenarëve rus të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se mund t’i dërgojë kuftëtarët që drejton drejt atij rajonit.
Ndryshe, kohët e fundit disa rusë kanë filluar sabotazhe brenda territorit të Rusisë, si shenjë pakënaqësie me pushtimin në Ukrainë. /Telegrafi/


