Please enter at least 3 characters.

SERBIA vs ZVICRA

2019/02/Arrambide-e1550833107706.jpg

(Granit Xhaka, 52' Xherdan Shaqiri, 90')Poezi nga: Ivan Vinas ArrambidePërktheu: Xhevdet Bajraj

Nganjëherë një gol
është një pikë
nganjëherë tri
e nganjëherë është një shqiponjë
që duke fluturuar kthehet
në atdheun
e babait tënd
sipër
armiqve tu

(Poeti meksikan Arrambide, ka qenë student i poetit të madh shqiptar Xhevdet Bajraj, që është edhe profesor në Universitetin Autonom të Meksiko Sitit/Universidad Autónoma de la Ciudad de México. Kjo poezi është botuar në librin “Poezia e golit”/”Poema de Gol", nga shtëpia botuese Librerias Gandhi)