Please enter at least 3 characters.

Serbia reagon pas deklaratave të Shukerit për të luajtur me Kosovën

2016/01/serbia-reagon-pas-deklaratave-t-euml-shukerit-p-euml-r-t-euml-luajtur-me-kosov-euml-n_hd.jpg

Davor Shuker, presidenti i Federatës së futbollit të Kroacisë një ditë më herët për gazetën sarajevase të sportit Dnevni Avaz, kishte deklaruar se kombëtarja kroate do të luaj në Prishtinë me përfaqësuesen e Kosovës.

Kjo deklarate ka zgjuar reagime nga Federata e futbollit e Serbisë (FFS), e cila ka mbajtur një mbledhje urgjente duke e diskutuar edhe këtë çështje me prioritet.

“FFS është e revoltuar me këtë deklaratë të presidentit, Shuker dhe konsideron këtë edhe një provokim të drejtuar vendit tonë, futbollit dhe organizatës kombëtare”, thuhet në komunikatën e FFS-së.

“Ne do të vazhdojmë, së bashku me organet kompetente, luftën për respektimin e interesit kombëtar serb, ndërsa në kuadër të bisedimeve legale në selinë e FIFA-së. Jemi të befasuar se vetëm dy ditë pas incidentit që zgjoi gjithë botën e futbollit, presidenti i HNS jep deklaratë që ngrit emocionet në regjion”, thuhet tutje nga FFS.

“Edhe pse Kroacia e ka pranuar të ashtuquajturin shtet të Kosovës, i kërkojmë kolegëve nga HNS dhe anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit, të respektojnë statutet e organizatave si UEFA dhe FIFA, të cilat në lidhje me këtë çështje janë shumë precize”, përfundon njoftimi i FFS-së, i transmetuar nga mediat serb. /Sporti1/Telegrafi/