Serbët e veriut i gëzohen fitores së Trumpit
10/11/2016
Në veri të Mitrovicës, janë vendosur bilbordë që mbështesin presidentin e porsazgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Serbët e kanë përkrahur”, thuhet në posterët e tillë të mëdhenj.
Reagimet e tilla vijnë pas inatit që serbët kanë me Hillary Clintonin, kundërkandidaten e tij demokratike, që është gruaja e ish-presidentit Bill Clinton - personit kryesor në vitin 1999, në kohën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave policore e ushtarake serbe në Kosovë. /Telegrafi/


