Please enter at least 3 characters.

Selin e Gimbo të pandarë në festën pas finales së BBVA, shkëmbejnë përqafime dhe puthje

Banorja, e cila luftoi deri në ditët e fundit të garës dhe arriti të qëndrojë e fortë deri në finale, në fund arriti të rrëmbejë çmimin e madh, duke kurorëzuar kështu rrugëtimin e saj brenda shtëpisë.

Pas përfundimit të spektaklit, si çdo vit tjetër, u organizua festa tradicionale e Big Brother VIP Albania, ku morën pjesë ish-banorët dhe stafi i programit.

Edhe këtë herë festa nuk mungoi, ndërsa atmosfera u shoqërua me muzikë, vallëzim dhe momente të shumta të ndara më pas në rrjetet sociale.

Screenshot/TikTok

Në shumë video që kanë qarkulluar në rrjet, janë parë Gimbo dhe Selin pothuajse të pandarë nga njëri-tjetri gjatë festës.

Të dy janë shfaqur vazhdimisht shumë pranë njëri-tjetrit, duke vallëzuar së bashku dhe duke shkëmbyer edhe puthje, gjë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet marrëdhënia mes tyre në ditët në vijim, pasi afrimiteti i treguar gjatë festës ka ngjallur shumë kureshtje tek publiku. /Telegrafi/