‘Selfie’ i të famshmëve bllokoi Twitterin (Video)
03/03/2014
DeGeneres ishte e rrethuar nga yje, si Jared Leto, Meryl Streep, Jennifer Lawrence, Julia Roberts, Angelina Jolie, Kevin Spacey e Brad Pitt, ndërsa fotografinë e bëri aktori Bradley Cooper.
Kjo fotografi u bë publikimi më i popullarizuar dhe më i shpërndarë në histori të këtij rrjeti social.
Rekordin e mëparshëm e mbante fotografia e përqafimit në mes të Çiftit të Parë amerikan, Barack dhe Michelle Obama, gjatë rizgjedhjes së presidentit amerikan në vitin 2012.
“E rrëzuam Twitterin dhe hymë në histori”, ka deklaruar DeGeneres.
Problemet në Twitter.com zgjatën rreth 20 minuta dhe më pas përfaqësues të kompanisë u kërkuan falje përdoruesve për këtë bllokim. /Telegrafi/


