Please enter at least 3 characters.

Selena Gomez tregohet e ‘guximshme’, poston foto pa filtra dhe makijazh

2023/02/326107217_725856619178766_5432072197630605948_n.jpg

Selena Gomez nuk fshihet pas filtrave, modifikimeve apo grimit... përkundrazi, ajo ka nxjerr në pah fytyrën e saj natyrale.

Së fundmi, aktorja dhe këngëtarja e njohur vendosi t’i bashkohet artistëve të tjerë të ndryshëm që kanë vendosur të jenë natyral duke postuar foto të tyre pa filtra apo grim në rrjetet sociale.

Ylli i "Only Murders In The Building" ndau një seri ‘selfie’ që në vetvete nuk do të ishin lajm, por këto foto bien në sy, sepse ato janë padyshim të pafiltruara.

Foto: Selena Gomez/Instagram

Selena ka shkruar sipër fotove:"Unë", ku ajo i la gjithashtu flokët e saj kaçurrela natyrale.

Ndërsa disa të famshëm nuk postojnë kurrë foto pa filtra, grim ose modifikime profesionale  ose 'photoshop' 30-vjeçarja bëri lëvizjen e guximshme.

Foto: Selena Gomez/Instagram

Postimi i saj është i mbushur me komente pozitive, me njerëz që vënë në dukje "bukurinë e saj natyrale" dhe e duartrokasin atë për dërgimin e një mesazhi pozitiv për vajzat dhe gratë e reja .

Ndërkohë, artistja e njohur e cila zotëron linjën e grimit “Rare Beauty” javëve të fundit u përfol për një lidhje romantike me Drew Taggart.

Foto: Selena Gomez/Instagram

Megjithatë në një postim në rrjete sociale ajo la të kuptohet se vetëm dhe po e shijon këtë periudhë duke iu përkushtuar vetës. /Telegrafi/

Foto: Selena Gomez/Instagram