Please enter at least 3 characters.

Selena Gomez më në fund tregon datën e fillimit të markës Rare Beauty

2020/08/Screenshot_1-9.png

Kanë kaluar pothuajse saktësisht gjashtë muaj që kur Selena Gomez njoftoi për herë të parë se do të nisë një nga markat më të pritura të bukurisë: Rare Beauty.

Në atë kohë, Gomez ka ndarë informacione të vogla se çfarë mund të bëjë koleksioni i grimit dhe tani ne më në fund e dimë kur do të jemi në gjendje t'i provojmë ato produkte.

Të martën, Gomez dhe Rare Beauty bënë një njoftim në Instagram se Rare Beauty do të nisë në 3 shtator.

Uebsajti i markës - i cili ka paraqitur një video, foto dhe informacione - ka një opsion të regjistrimit që do të dërgojë edhe më shumë detaje rreth nisjes, direkt në adresën tuaj të emailit pasi dita e madhe të afrohet.

Përveç në rarebeauty.com, produktet do të jenë në dispozicion ekskluzivisht në Sephora, e cila ka krijuar një faqe për shitjen e produkteve. /Telegrafi/