Please enter at least 3 characters.

Sela: Të votohet ligji për gjuhën shqipe, të ndahet buxheti dhe të ketë ndryshime kushtetuese (Video)

2016/12/Ziadin-Sela.jpg
16:"Vlatko Perkovski

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka folur në emisionin ''10minuta'' në TV21, në lidhje me dështimin e Gruevskit për të siguruar shumicë parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sela thotë se u bë mirë që Gruevski nuk siguroi shumicë parlamentare, pasi që në fushatë bëri thirrje për pamundësim të të drejtave për shqiptarët, ndërkaq konsideron se Ivanovi e ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën sepse është nën urdhrat e Gruevskit.

Në lidhje me mundësinë e një qeverie me LSDM-në, Sela thotë se duhet të votohet ligji për gjuhën shqipe, të ndahet buxheti, të vazhdohet PSP-ja, por të ketë mundësi edhe për një Gjykatë Speciale.

Ai theksoi se nuk janë të interesuar për poste personale e as partiake sepse me to mbulohet diskriminimi i shqiptarëve, kurse dëshirojnë t'i përfaqësojnë shqiptarët. Sela përmend edhe ndryshime kushtetuese që sipas tij, shqiptarët të jenë të barabartë edhe me kushtetutë./Telegrafi/