Please enter at least 3 characters.

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Invazioni rus nuk po shkon sipas planit, shumë ushtarë po dezertojnë

2022/02/1-283.jpg
511:"In this photo taken from video provided by the Russian Defense Ministry Press Service on Wednesday, Feb. 16, 2022, Russian army tanks are loaded onto railway platforms to move back to their permanent base after drills in Russia. Russia says it is returning more troops and weapons to bases, but NATO says it sess no sign of a drawdown as fears that Moscow could invade Ukraine soon persist. Russia has massed about 150,000 troops east, north and south of Ukraine. (Russian Defense Ministry Press Service via AP)
2:"AP

Duket se Rusia nuk është as për së afërmi realizimit të objektivave në 24 orëshin e parë të fillimit të sulmeve në Ukrainë, pasi qindra anëtarë të ushtrisë ruse kanë humbur, ka njoftuar Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Ben Wallace tha se inteligjenca britanike posedon informacione se Rusia ka dështuar që në ditën e parë në realizimin e çfarëdo qëllimi, pasi që ukrainasit po luftojnë ashpër dhe tashmë u kanë arritur ndihma e parë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Ai tha për The Times, tha se numër i madh i forcave ruse që kanë arritur në Ukrainë, janë kapur nga ukrainasit ose kanë dezertuar – kjo edhe është arsyeja pse ata nuk po shihen në terren.

Kur është pyetur sesa kohë do të duhet të kalojë që kryeqyteti i Ukrainës të “bie”, Wallace është përgjigjur: “Ushtria ruse nuk është e pathyeshme”. /Telegrafi/