Please enter at least 3 characters.

Seanca të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive

2016/05/Komisionet-ne-Kuvend-1.jpg

Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do të mbajnë dy seanca, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rend të ditës së seancës së parë është shqyrtimi i Raportit vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes së inspektimit dhe procedurës penale për vitin 2015.

Në seancën e dytë do të diskutohet për Raportin vjetor të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, përparimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2015./Telegrafi