Please enter at least 3 characters.

Seanca ''Sopot'' anulohet, pritet që të merret nga Prokuroria Speciale Publike

2016/01/anulohet-seanca-e-sotme-gjyq-euml-sore-e-rastit-t-euml-sopotit_hd.jpg

Edhe pse u paralajmëruar më herët që do të mbahet seanca për rastin ''Sopot'', për mosprezencën e Prokurorit për këtë rast kjo seancë shtyhet 20 shkurt, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Avokati Naser Raufi për gazetën Koha tha se mosprezenca e Prokurorit dhe shtyrja e seancës tregon se Prokuroria Speciale Publike së shpejte pritet ta marr lëndën në ingerencat e saja.

Seanca e radhës është caktuar më 20 shkurt.

Rasti i “Sopotit” është nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi Sopotit humbur jetën dy ushtarë polak dhe një civil. Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë./Telegrafi/